Momenti kur Vangjush Dako, kandidat i PS për Bashkinë e Durrësit, refuzoi dhe braktisi përballjen me rivalen e tij, Grida Duma.
“Ishim të ftuar nga kontabilistët e qytetit për të folur dhe përballur vizionin dhe alternativat për Durrësin por kandidati tjetër braktisi përballjen. Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën” shkruan sot Grida Duma në “Facebook”.












