Edi Rama është munduar ta minimizojë deri në shpërfillje, deklaratën kërcënuese të kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Rama e quajti videon të montuar dhe të shkëputur nga konteksti.
“Kur të më tregoni videon e plotë do të flas. Ajo video është shkëputur nga konteksti. Kam folur me Qazimin dhe videoja është regjistruar në kohën e PD-së. Mos u mundoni të krahasoni Qazimin me Putinin”, u shpreh Rama.












