Një përplasje me armë ka ndodhur në zonën e Selitës në jug të qytetit të Tiranës, në të cilën janë përfshirë disa të rinj. Të paktën një person ka mbetur i plagosur konfirmojnë burime policore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Elezi” pranë një supermarketi.
Personi i plagosur , i riu me iniciale D.M, 25 vjec, u shoqërua ne spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Policia është duke punuar për kapjen e autoreve te cilët dyshohen se janë larguar me një mjet tip Benz por ndërkohë janë te identifikuar prej saj.












