• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani apelon: Shitblerja e votës investon papërgjegjshmërinë e pushtetit, kryeministri të garantojë lirinë e zgjedhjes

admin by admin
19 June, 2015
in Politika
0
Presidenti Nishani apelon: Shitblerja e votës investon papërgjegjshmërinë e pushtetit, kryeministri të garantojë lirinë e zgjedhjes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi  paanshmërinë  e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues”

Presidenti Bujar Nishani, ka apeluar për zgjedhjet. Duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votim, ai ju ka kujtuar atyre, se “Indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit”.
Nga ana tjetër, Presidenti i ka bërë thirrje edhe Qeverisë, kryeministrit e strukturave shtetërore, të garantojnë zgjedhje të lira.
“Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi  paanshmërinë  e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues”, thuhet midis të tjerave në mesazhin e Presidentit.
 
Mesazhi i plotë i Presidenti Bujar Nishani

“Këtë të diel, më datë 21 qershor, jemi ftuar të gjithë për të ushtruar sërish  të drejtën tonë  të votës së lirë, pasurinë tonë më të çmuar në shoqërinë e hapur demokratike që po ndërtojmë prej vitesh. Do të zgjedhim kryetarët e rinj të bashkive, anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë. Do të manifestojmë secili bindjet tona, lirinë  e gjykimit, përgjegjësinë e zgjedhjes. Do të shërbejmë të gjithë bashkë  demokracinë tonë të re.
Është një fakt i  padiskutueshëm se proceset zgjedhore në Shqipëri që nga viti 1992 e këndej kanë qenë promotori i zhvillimeve demokratike në vend. Vota e lirë ka qenë dhe mbetet lokomotiva e këtyre zhvillimeve. Zgjedhjet e lira, pavarësisht problemeve të shumta, kanë konsoliduar e lartësuar   standardin e llogaridhënies nga ana e të zgjedhurve, kanë rritur vetëdijen e qytetarëve për vlerën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të votës. Në thelb, me gjithë zig-zaget e njohura, kjo është një histori suksesi, që duhet ta çojmë përpara me vendosmëri në zgjedhjet e së dielës e në vijimësi, duke synuar standardet zgjedhore më të përparuara evropiane.
Thirrja ime për ju, të nderuar qytetarë të vendit tim,  është të  merrni pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovrane  të zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Ky është misioni, kjo është detyra  e çdo qytetari të  përgjegjshëm. Vota e lirë i jep jetë gjykimit  publik të pushtetit, i jep jetë llogaridhënies së drejtuesve të zgjedhur para qytetarëve. Indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.
Unë shpreh bindjen se shqiptarët do të gjejnë forcën dhe kurajën për të dhënë shembullin dhe kontributin e tyre të pakursyer ndaj demokracisë në vend. Vota e lirë është fitorja e padiskutueshme e demokracisë.
Gjej rastin të përgëzoj kandidatët garues për 61 bashkitë e ardhshme të vendit për promovimin e vlerave më të mira të komuniteteve të tyre si dhe për programet e tyre ambicioze.
Si President i Republikës dëshiroj t’u bëj thirrje udhëheqësve politikë që të përcjellin mesazhet e tyre pozitive ndaj votuesve në epilogun e kësaj  fushate, duke i ftuar ata të shprehen qetësisht për alternativat më të mira të propozuara nga kandidatët në përputhje me garancitë kushtetuese të ballafaqimit të drejtë dhe të barabartë. Në këtë kontekst, të gjitha palët kanë  përgjegjësinë e një reflektimi pozitiv. Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi  paanshmërinë  e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues.
Testi zgjedhor i datës 21 qershor, thuajse një vit nga marrja e Statusit të Vendit Kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duke marrë shkas nga denoncime dhe të dhëna të ofruara edhe nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe jo vetëm, gjej rastin t’u drejtohem me besim të plotë drejtuesve të administratës zgjedhore, të organeve të pavarura dhe të Policisë së Shtetit, nëpunësve të Administratës Publike dhe shoqërisë civile, të jenë të angazhuar në punën e tyre të përditshme në përputhje me ligjet e vendit, në funksion të mbarëvajtjes së procesit.  Dëshiroj të theksoj se roli i tyre në këtë proces është thelbësor dhe vazhdimisht i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç dhe evidentohet nga raporti i ndërmjetëm i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Çdo veprim në kundërshtim me ligjet e vendit dhe parimet demokratike është në dëm të procesit zgjedhor në tërësi, aq të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndaj institucioneve dhe çeljen e ardhshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Si President i Republikës së Shqipërisë, në emër të gjithë shqiptarëve, gjej rastin t’u shpreh partnerëve tanë ndërkombëtarë mirënjohjen e thellë për  angazhimin dhe kontributin e tyre të vyer në  procesin e  zgjedhjeve vendore 2015 në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorin e këtij vendi të madh mik, Shkëlqesinë e Tij, zotin Donald Lu, qëndrimet e të cilit po orientojnë jo vetëm politikën shqiptare, por dhe votuesit të shkëputen nga dukuria e shitblerjes së votës dhe nga kandidatë apo përfaqësues me të shkuar kriminale, të padenjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Unë dua të ftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Shqipëri të thonë fjalën e tyre mbi këto dukuri, të cilat nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë evropiane.
E drejta e votës dhe garantimi i saj mbeten rojtarët e pagabueshëm të atyre lirive dhe të drejtave të fituara me mund nga populli shqiptar ndër vite: të lirisë së shprehjes, lirisë së mendimit, të drejtës së pronës e barazisë para ligjit, llogaridhënies, të gjitha atyre lirive dhe të drejtave të cilat përbëjnë garancitë dhe përgjegjësitë tona për ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Ndaj, me bindjen dhe besimin tim të palëkundur, dëshiroj të përsëris thirrjen time drejtuar gjithë shqiptarëve: Ushtroni të drejtën e tuaj të votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor 2015, mos e tjetërsoni votën tuaj, mos e shisni votën tuaj! Vota është pushteti juaj sovran, vota është dinjiteti juaj”.

Previous Post

Vlorë, policia sekuestron 25,5 lëndë narkotike “çokollatë”, 2 në pranga, 2 në kërkim

Next Post

Raporti i BB: Shqiptarët po shkon drejt plakjes

admin

admin

Next Post
Raporti i BB: Shqiptarët po shkon drejt plakjes

Raporti i BB: Shqiptarët po shkon drejt plakjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.