Delegacioni i Bashkimit Evropian do të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 që do të zhvillohen në Shqipëri. Ekipet e vëzhguesve do të vizitojnë një numër njësish në të gjithë vendin, përfshirë zonat e Tiranës, Vorës, Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Vlorës dhe Himarës. Shefja e Delegacionit do të zhvillojë vizita në Durrës dhe në Kavajë.











