IframeTre persona kanë humbur jetën pasi një makinë e përfshirë në një aksident në rrugën Lezhë Shkodër u përmbys dhe më pas mori flakë. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit, një kryqëzim ky me mjaft lëvizje.
Në automjetin tip BMW me targa AA879ITudhëtonin 4 persona, njëri prej tyre është i plagosur dhe është nisur për në spitalin e Lezhës. Per shkak te plageve te renda me pas eshte derguar ne spitalin e traumes ne Tirane. Ndërkaq një viktimë ende gjendet në automjet pasi nuk mund te nxirret, per shkak se makina eshte demtuar rende. Makina është përplasur fillimisht me bordurën e rrugës. Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe.
Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për shkaqet e aksidentit. Eshte arritur të identifikohet viktimat. njeri eshte Dorian Shtjefni, 31 vjeç, tjetri Rikard Prendushi,21 vjeç, nderkohe personi ende ne makine eshte nje 20 vjecar me emrin Andi.












