Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Dilaver Baja, nga fshati Laknas i Tiranës. Baja u ndalua nga policia pasi sipas komisariatit të Kamzës iu gjet një thikë.
Dilaver Baja është shoqërues i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili rikandidon sërish.
Para pak ditësh ndaj Mziut u bë një provokim me armë prej një aktivisti të PS-së.
Ky është arrestimi i dytë për sonte nga policia në grupin e njerëzve të lidhur me kandidatët apo zgjedhjet. Pak orë më parë u ndalua nga policia bashkë me 5 persona të tjerë kryetari i komisionit zgjedhor të Vorës, me arsyen se nuk kishte letërnjoftim me vete.











