Që prej orës 07.00, janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, duke zyrtarizuar kështu, fillimin e votimit për zgjedhjet vendore.
Votimi është hapur në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Sipas Kodit, sot nuk lejohet që kandidatët apo subjektet politike të bëjnë fushatë.











