Në Qendrën e Votimt të fshatit Surrel, në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala”, ku voton edhe kryeministri Edi Rama, u ndërpre përkohësisht votimi, për shkak se komisionerët konstatuan një votim, më shumë se një person, bashkë. Ka qenë një grua e cila pretendonte se ishte e verbër, e cila ka kërkuar ndihmën e djalit të saj.
Kjo gjë nuk është lejuar nga komisionerët, të cilët për disa minuta kanë pezulluar votimin, i cili tashmë vazhdon normalisht.












