Rreth orës 10.00, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, votoi në qendrën e votimit, te konsultorja, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
Në përfundim të votimit, mes batutash me gazetarët Kosova ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë në këtë mënyrë pushtetin e tyre. I pyetur nga gazetarët se njësia 5 është bastion i majtë Kosova u shpreh se, “këto janë zgjedhje për menaxhimin e qytetit jo politike nuk më shtyni dot të bëj asnjë koment. Do i përmbahem standardeve që kërkon koha siç kam bërë gjatë fushatës”, duke ftuar zgjedhësit të marrin pjesë pasivisht në votim.











