Në Shkodër ndërkohë është zbuluar rasti i dytë i klonimit të kartave të identitetit. Një person tjetër që ka shkuar të votojë në një qendër votimi afër medresesë ishte shënuar sikur kishte votuar.
Ndërkohë në qendrën e votimit në Bruçaj (Pult), një person ka dashur të votojë me 10 karta identiteti. Votimi në këtë qendër është ndërprerë për pak kohë.
Në qytezën e Këlcyrës në një qendër votimi janë gjetur 30 fletë votimi me një vulë. Për këtë është pezulluar anëtari i komisionit të qendrës së votimit që i përket LSI-së.











