Donald Lu, nesër do të jetë prezent në KZAZ, pranë shkollës së Kuqe mëngjesin e së hënës
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, pas vwezhgimit të votimit në disa qytete në Shqipëri, apo në zona të nxehta si Vora, përmbylljen e vëzhgimit e ka kryer në Tiranë, në shkollën “4 Dëshmoret” ku ambasadori Lu ka qëndruar për më se një orë dhe ka ndjekur nga afër procesin e mbylljes së kutive të votimit, në dy qendrat e votimit të kësaj shkolle, deri në momentin e mbërritjes së kutive të njësisë 8 në zonën e numërimit.
Ambasdori amerikan nuk ka preferuar të prononcohet përgjatë gjithë ditës për procesin e votimit, por burime nga Ambasada Amerikane, thanë për ABC News se ambasadori do të jetë prezent në KZAZ, pranë shkollës së Kuqe mëngjesin e së hënës.












