UPDATE/ Vrasja e sotme ka qenë një krim në familje. Sipas ‘indeksonline’, është xhaxhai i cili ka shtënë mbi djalin e vëllait (nipin) duke e lënë të vdekur. Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në një pikë kembimi valutor.
“I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”, thane burimet e policise.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Policia tashmë ndodhet në vendngjarje”, ka thënë Hashani.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve.











