Për të dytën javë radhazi, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet nesër në seancë plenare. Burime zyrtare të Kuvendit, ndërsa bëjnë të ditur këtë informacion, saktësojnë edhe arsyen e mos mbledhjes. Sipas këtyre burimeve, aktiviteti i deputetëve nesër do të vazhdojë me mbledhjet e komisioneve.












