Dy policët e plagosur, tashmë të identifikuar, Jemtir Isai dhe Perlat Hamitaj, po transportohen me helikopter drejt Spitalit Qendror Universitar të Traumave në Tiranë. Mësohet se gjendja e tyre, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejt Gjirokastrës janë duke udhëtuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prokurori i Krimeve të Rënda Adnand Xholi, si edhe drejtoi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa. Më herët drejt Gjirokastrës ka ushtuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.












