Një shqiptar hyri në një bar në Milano dhe nxori të gjithë klientët jashtë përveç njërit prej tyre; një pronar, të cilit i kërkonte 500 euro për disa punë të kryera.
Nëse nuk e bënte këtë, shqiptari i tha pronarit italian se do ta vriste. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme (21 mars) në Gorgonzola.
Disa klientët që u nxorën jashtë lajmëruan menjëherë policinë dhe forcat e rendit prangosën 33 vjeçarin shqiptar, i cili përfundoi në burgun “San Vittore”.
Shqiptari kishte thyer disa gota në bar përpara se të terrorizonte klientët e rastit dhe duke i detyruar ata të largohen.
Pronari italian dhe se kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari vepronte në të njëjtën mënyrë. Edhe dy herë të tjera ai ishte kërcënuar nga 33-vjeçari.












