Burimet zyrtare ët drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, kanë bërë ët ditur se dje,nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Shijak është arrestuar 39-vjeçari Ilir Shala, banues në Shijak.
Sipas policisë, ky person, nën kërcënimin e armës tip automatik, ka kanosur bashkëshorten e tij, shtetasen A. Shala se do ti merrte dy fëmijët e tij të mitur për ti dërguar në Siri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje”dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal .











