Policia ka shoqëruar deri tani 45 persona përgjatë aksionit në Lazarat, 2 prej tyre janë arrestuar, për 24 prej tyre po vijojnë procedura me prokurorinë, ndërkohë që operacioni i policisë në fshatin që u përgjak dy ditë më parë vijon në të gjithë hapësirën e tij.
Deri tani 18 persona janë të lirë pas përfundimit të procedurave që përshijnë marrjen në pyetje dhe kontroll banesës.












