Burime të policisë bënë të ditur se që prej orës 16.00, rreth 500 forca policore, kanë rrethuar në zonën e Kardhiqit , ku mbi bazën e informacioneve ne rruge operative rezultonte se dy vëllezërit Aliko po lëviznin në drejtim të grykës për në zonën e fshatrave te Cepos. Policia i ka pikasur ju ka bërë thirrje të dorëzohen por dy vëllezërit janë futur në një zonë me shkurre e rrepe.
Në drejtim të vendit ku fshiheshin është nisur drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako me një helikopter të ushtrisë ku së bashku me drejtorët Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjithë operacionin.
Helikopteri ka bërë transportin e forcave RENEA nga Kardhiqi duke i dislokuar në të gjitha pikat duke krijuar një perimetër të sigurisë dhe rrethimin e zonës. Forcat RENEA për dy orë me helikopter kanë krehur zonën e dyshuar ku fshiheshin, ndërkohë që FNSH e forca të tjera po ngushtonin perimetrin e sigurisë.
Forcat RENEA kanë përdorur negociatat për të bërë të mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa orësh negociatash dhe në rrethim të plotë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre.











