Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin e zgjedhjeve të Kurbinit.
PD kërkon që zgjedhjet në Kurbin të shpallen të pavlefshme, pasi kandidati i tyre u tërhoq nga gara.
Zgjedhjet lokale në Kurbin i fitoi kandidati i ASHE-së, Artur Bardhi me 11.123 vota, ndërsa kandidati i APPD-së Altin Biba mori 2313 vota edhe pse ai u tërhoq nga gara.
Për sa i përket numërimit për këshillat bashkiakë në Kurbin rezulton fituese PS me 2988 vota e përkthyer në 7 mandate e ndjekur nga LSI me 2940 vota po me 7 mandate dhe forcë e tretë PD me 866 vota, ose 3 mandate.











