Sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët më 10 qershor, njoftoi sot kryebashkiaku Erion Veliaj.
Teksa ishte së bashku me kreun e qeverisë Rama në Parkun e Madh të Liqenit, Veliaj u shpreh se sheshi është drejt fundit. ”Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj.











