Urimin e parë për fitoren, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka marrë nga kryeministri Edi Rama dhe të nesërmen nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, sikurse deklaroi ai tek A1 report përgjatë një reportazhi të gjatë realizuar nga gazetari Carlo Bolino. “Edi më uroi i pari sepse me Edin ishim duke parë rezultatet bashkë. Ishim 3 ditë-netë në Partinë Socialiste duke parë rezultatet. Ngjitur me zyrën e Edit gjithë salla e kryeministrisë u kthye në sallë për marrjen e informacioneve në kohë rekord kur numëroheshin votat. Me Ilirin fola të nesërmen”, tha Veliaj.











