Në fjalën e tij në Parlament, ish kryeministri Berisha replikoi me deputetët socialistë,q ë i ndërhynin nga salla.
Në fillim ai replikoi me deputetin Paulin Sterkaj.
Berisha i kujtoi faktin se kishte qëlluar me qytën e pistoletës kryetarin e PD-së në Malësinë e Madhe.
“Mbylle gojën ti, po të them. Shko qëllo njerëzit me revole në qendra votimi, mos ki merak ti. Ka pasur në Parlament shumë si ti, por e di ti ku përfunduan, në atë vend do përfundosh edhe ti”, iu drejtua Berisha.
Replika, Berisha pati edhe me deputetin tjetër socialist Sadri Abazin i cili edhe ai po fliste nga vendi.
“Do ta mbyllësh gojën ti apo jo. Ti je një hiç. Ti je një mercenar i botës së krimit. Ti e di që unë të njoh dhëmbë e dhëmballë”.












