Gjatë votimit të sotëm të ndryshimeve në qeveri, ra në sy mungesa e deputetëve ët PDIU-së, gjatë shkarkimit të Saimir Tahirit dhe votimit për zëvendësimin e tij me Fatmir Xhafajn, si ministër i Brendshëm.
Në përfundim të votimit të dy dekreteve, që ishin të parët në listën e votimeve të ndryshimeve në qeveri, deputetët e PDIU-së, nuk ishin prezentë në sallë.
Sapo votimi vazhdoi me dryshimet e tjera në qeveri, në sallë u shfaqën Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini, të cilët morën pjesë në votimin e dekreteve të tjerë të shkarkim/emërimeve të ministrave.
Në votimin e ndryshimeve në qeveri, mungoi edhe kreu i LSI-së Ilir Meta.
DRONI.a











