Besohet se është gjetur autori që vrau dy turistët cekë. I dyshuar është një 25 vjecar, nga fshati Pult i zonës së Dukagjinit. Sipas policisë së Shkodrës autori është me rrezikshmëri shumë të lartë, kultivues i bimëve narkotike dhe me shumë mundësi autor i veprave të tjera penale përfshirë edhe goditjen e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes një vit më parë në aksionin antikanabis zhvilluar ën Dukagjin.
Policia e Shkodrës ka ndaluar mbi 35 persona lidhur me vrasjen e turistëve dhe prova më e fortë është se njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje korrespodojnë me ato të të dyshuarit.












