Drejtuesit politike te Greqisë kanë përfituar nga procesi i votimit për të bërë thirrjet e fundit 9.8 milionë qytetarëve grekë, që do i drejtohen kutive të votimit.
Në orën 9.45 minuta, të së dielës, kryeministri grek Alexis Tsipras i ftoi qytetarët të votojnë jo, si e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Ai tha se “Sot është një ditë feste, sepse demokracia është e mirë dhe kapërcen frikën. Zgjedhja është në duart e njerëzve. Shumë mund të injorojnë vullnetin e një qeverie, por jo vullnetin e një populli. Unë jam i bindur se nesër do të hapet një rrugë ku do të kthehen në vlerat themelore të demokracisë dhe solidaritetit për të gjithë popujt e Europës.”
Ndërsa ish kryeministri Antonis Samaras, dukej se ishte i vendosur se qytetarët duan të qëndrojnë në Bashkimin Europian.

“Sot grekët janë të vendosur fatin e vendit tonë. Ne po votojmë në Greqi, për në Evropë“, ishte deklarata e shkurtër e Samaras bërë pas ushtrimit të së drejtës së votimit.
Ndëkohë sipas Bankës Qëndrore Europiane, recesioni që po përjeton Greqia prej tetë vitesh, është i njëjti me atë të Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.












