Sokol Mjacaj atëherë 17 vjec, sëbashku me vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra 28 dhe 20 vjec, kanë torturuar dhe keqtrajtuar 13 vjeçarin Agim Lera nga fshati Pjollë i komunës së Shalës, në shtator 2010, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen. Më pas trupin e pajetë të 13 vjeçarit e kanë hedhur në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit.
Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrën më çnjerëzore.
Sokol Mjacaj gjatë seancave gjyqësore ka ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me atë ngjarje të rëndë.
Në gjykatën e shkallës së parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg për veprën penale te vrasjes në bashkëpunim.











