I jati i çekes Anna Kosinovës, vrarë në Dukagjin ka dhënë një intervistë të shkurtër për median ceke fill pasi ka mësuar për vrasjen e të bijës.
Baba: Nuk di pothuajse asgjë, di vetëm që janë qëlluar dhe ku ka ndodhur ngjarja.
Gazetari: A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj?
Baba: Po, erdhën rreth orës 11 paradite. Por unë nuk di shumë. Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë. Di vetëm që kishte shkuar për pushime. Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime. Është shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë.
Gazetari: Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën?
Babai: Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën.
Gazetari: Çfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme?
Babai: Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë ti bëjmë.
Gazetari: A jeni në kontakt me ministrinë e jashtme apo policinë? A ju kanë njoftuar se cfarë po bëhet?
Babai: Kam një numër telefoni të tyre dhe mund ti kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
Gazetari: A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës?
Babai: Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di sikur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia.











