Janë publikuar rezultatet e para por ndërkohë edhe trendi i sigurtë i votimit në referendumin në Greqi. Rreth 9% e votave të numëruara rezultati është i paparashikuar edhe nga exit pollet: 59% e votuesve kanë votuar JO, ndërsa rreth 40% kanë votuar PO, duke mbajtur në këmbë qeverinë Tsipras dhe ndërkohë duke vënë në kryqëzim monedhën evropiane nëse i referohemi zyrtarëve europianë të financave.

Si gjithnjë edhe në këto orë ka një zë kundër rrymës.

Ai është ministri grek i Financave Varoufakis i cili sapo ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje me donatorët brenda 24 orëve, dicka që nuk po arrihet prej muajsh mes qeverisë greke dhe donatorëve ndërkombëtare.












