Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.
Në një mesazh në rrjetin social “Tëitter”, Varoufakis ka fajësuar Eurozonën për dorëheqjen e tij.
“Jo më ministër. Eurogrup kundër prezencës sime në takime”, citohet në mesazhin e Varoufakis.
Ai shtoi më tej se ideja për të mos qenë në takime, kryeministrit Alexis Tsipras e ka pëlqyer.
“Ideja për të mos qenë në takime, Tsipras e pëlqeu. I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve. Do ta ndihmoj kryeministrin Tsipras të shfrytëzojë ‘jo’-në”, shtoi Varoufakis.











