Modelja Cara Delevingne dukej bukur dje në Londër me një fustan të zi – por që duket se të gjithë janë çuditur se si mund përballosh verën e nxehtë e veshur kështu.
Zakonisht veshjet e errëta nuk preferohen sezonin e verës, por Delevingne dukej perfekte me to.
I hapur në qafe, me jake të bardhe dhe i shkurtër ishin këto arsyet që e bënin të freskët veshjen e modeles.
Po kështu mund të bëni dhe ju.
Bashkoni bashkë pjesë veshjesh që ju ofrojnë ajrim, të hapura dhe copa të freskëta që e lejojnë trupin tuaj të marrë frymë.
E zeza do të jetë gjithmonë një opsion shik, kështu edhe në se e vishni në verë ditën e natën nuk do të gaboni aspak.












