Kikboksieri dy herë kampion, Valdet Gashi është vrarë gjatë luftimeve në Siri përkrahë ISIS’it.

Gashi është vrarë të shtunën, teksa lajmin për ta e konfirmoi vëllai i Valdetit, shkruan 20min.ch.

Vëllai i Gashit përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kikboksieri është vrarë në betejë.
Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Winterthur.

Valdet Gashi iu bashkua ISIS’it kohë më parë.











