Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Dusharaku”. Si rezultat i këtij operacioni, gjatë një kontrolli të ushtruar kundër kultivimit tëe bimëve narkotike, ka zbuluar dhe ka asgjësuar 17 parcela me 2672 rrënjë bimë narkotike “kanabis sattiva”. Bima narkotike u zbulua ne fshatin Dushkarak, në vendet e quajtura, “Lumi i Dushkarakut”, “Korija e Qazimit” dhe “Gropa e Dhelprës”.
Në këto vende, ishin të hapura 17 parcela posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike ku lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 130 cm.
Nga ana e policisë u bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.












