Një shqiptar, duket se është viktima e parë e krizës greke. Shqiptari 59-vjeçar, emigrant në Greqi, mësohet se ka vdekur në Larisa, ndërsa mbante radhë te bankomati, për të tërhequr “këstin” e pensionit.
Mediat greke raportojnë se 59-vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe po priste para një banke në Larisa, kur pati probleme shëndetësore. Duket se ka qenë një atak në zemër, që i ka marrë jetën shqiptarit.
Mediat greke raportojnë se njerëzit në radhë nxituan ta ndihmonin dhe e dërguan në spital me një ambulancë. Përpjekjet për ti ofruar ndihmën e parë në spitalin e Larisës, kanë rezultuar të padobishme, pasi ai mbërriti i vdekur në spital.











