Ne socialistët shqiptarë mezi presim të vendosen ngjyrat e T mobile pasi ofron me ngjyrën tonë, tha Rama ndërsa fliste në Tirana Biznes Park , në prani të Kancelares Merkel.
“Zonja Merkel, ne nuk kemi koalicion të madh me simotrën e CDU në Shqipëri. Por mos u bëni merak për këtë. Kur Gjermania fiton kampionatin ka më shumë të gëzuar në Shqipëri se sa kur fiton partia socialiste”, tha Rama në vijim. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte prezent në këtë takim.
Rama vijoi batutën, “Në një ndeshje mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur skuadrës gjermane i duhej patjetër të fitonte, shqiptarët u hodhën përpjetë nga gëzimi kur skuadra jonë hëngri gol prej gjermanëve”.
Kryeministri Rama duke iu kthyer seriozitetit vuri në dukej rolin e Merkel që Shqipëria të merrte statusin e kandidatit për në BE. “Kur diskutohej statusi kandidat për Shqipërinë kishte kundërshtarë, por kancelaria Merkel kishte rol në mbështetje të Shqipërisë. Kjo na imponon edhe ne ti qëndrojmë besonim atij vizioni të Evropës s ë Bashkuar”, tha ai.












