Deputetët e Parlamentit Europian janë shprehur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Tsipras sot gjatë një takimi që u zhvillua me pjesëmarrjen e kryeministrit grek dhe drejtuesve të Komisionit Europian.
Kryeministri grek Tsipras në fjalën e tij siguroi të gjithë eurodeputetët se nuk ka asnjë plan të fshehtë. Greqia i ka paraqitur një plan me 47 faqe propozime dhe se ai nuk kishte qëllim ta nxirrte vendin nga Eurozona.

” Nuk kam asnjë plan të fshehtë. E kërkojnë reduktimin e borxhit vetëm duke e paguar. Sigurisht që solidariteti është i nevojshëm në këtë moment që ndodhet Greqia. Qeveritë e mëparshme kanë zhvilluar një shtet ku kanë favorizuar korrupsionin dhe kanë lënë të rritet evazioni fiskal për të pasurit. Një pjesë e mirë e të pasurve kanë mbetur larg taksave që duhet të kenë të pasurit në Greqi. Kjo ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga reformat nuk ka arritur të bëjë një sistem efikas fiskal. Asnjë reformë nuk ka arritur të bëjë të mundur një bashkëpunim të mirë midis qeverive greke dhe bankave.
Këto propozime janë në qendër të gjithçkaje. Propozimet tona janë konkrete. Kriza greke nuk është gjë tjetër, por një dobësi në zonën Euro. Ky është një problem evropian dhe për një problem të tillë duhet një zgjidhje Europiane. Është një histori me përplasje dhe jo ndarje të mëdha. Ndaj jemi të gatshëm të gjejmë një bashkëpunim dhe të eleminojmë dështimin e një Europe të bashkuar. Ne do të marrim përgjegjësinë tonë politike”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Tsipras.

Por sipas Eurodeputeti britanik Nigel Farage kriza e tanishme është një simptomë e ” dallimeve të papajtueshme kulturore midis Greqisë dhe Gjermanisë ” . Ai shton se problemet e Eurozonës janë rezultat i përpjekjes për ” të qenë të gjithë bashkë si të detyruar ” bashkimin e ekonomive të ndryshme pa ” pëlqimin e popullit ” .
Ai shkon më tej, duke argumentuar se jo vetëm Greqia , por në fakt ” gjithë Mesdheu” është në ” monedhën e gabuar ” . Ai i bëri thirrje Tsipras të udhëheqë vendin e tij jashtë monedhës Euro në mënyrë që të ecin me kokën lart ” . Ai thotë: Është një mur i ri Berlini ,dhe është quajtur Euro “
Sylvie Goulard francezja ‘liberale’ tha se është shumë e qartë se çfarë refuzojnë qytetarët grek por nuk shtë e qartë se cfarë do vërtetë populli grek.
Guy Vernhofstadt ish ministër i Belgjikës mbajti në Parlamentin Europian një fjalim me tone të ashpra e të mbushur me mllef drejtuar kryeministrit Tsipras dhe qeverisjes së tij. Në fakt, ai madje shkon aq larg sa të akuzojë atë dhe partinë e tij Syriza se ” e kanë përdorur sistemin . Nuk shoh propozime konkrete nga pala greke”, tha ai duke iu drejtuar Tsiprasit :”Trego që je një lider i vërtetë e jo një profet fals”.
Kristian Demokrati Gjerman Manfred Weber i ka drejtuar një sërë akuzash Alexis Tsipras. “Ju nuk keni treguar dinjitet por dinjitet do të thotë të thoni të vërtetën. Ju keni thënë që bankat do të hapen të martën dhe ato nuk janë hapur. Kjo nuk është një politikë dinjitoze. Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron ndaj ju nuk rrethoheni nga miq të duhur por të gabuar. Ndaj nuk e kuptoj kush ju duartroket”, tha Weber.shqiptarja.com droni.al











