Sektori i Korrupsionit në policinë e shtetit arrestoi sot dy shtetas per “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave në bashkëpunim“. U arrestuan në flagrancë shtetasi: 1-F. Zhupani, 30 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me detyre punonjes ne Gjendjen Civile nr.4 dhe 2- D. Beqiri, 33 vjec, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë , me gjendje gjyqësore i dënuar në Greqi.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave në bashkëpunim“, parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 i K.Penal, pasi dyshohet se punonjësi i gjendjes civile ka paisur me çertifikatë familjare shtetasin Beqiri, i cili ka aplikuar me dokumente të falsifikuar. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar me dy rekorde në sistemin e gjendjes civile, ku dyshohet se nuk është pasqyruar ky fakt në deklarimin e të dhënave për Beqirin.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.











