Ish-kryeministri Berisha ka bërë një postim në formën e analizës për vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë. Edhe pse nuk thotë një fjalë të mirë për Ramën, ai vlerëson lart vizitën e Kancelares në Tiranë si “nje ngjarje historike per cdo vend dhe aq me teper per ne shqiptaret”.

Berisha duke shqyrtuar vizitën konkludon se:
-është shtuar një kusht i ri për hapjen negociatave, ndërprerja e eksodit dhe kërkesave për azil politik
-Kancelarja Merkel hodhi poshte pretendimin absurd te Edi Rames se Shqiperia pengohet ne rrugen e saj drejt BE nga besimi fetar musliman i shumices se shqiptareve
-projektet rajonale të përmenduar nga Merkel do kene nje impakt shume pozitiv per zhvillimin e rajonit tone.
-investitoret gjerman denoncuan mos zbatimin nga qeveria shqiptare te vendimeve te gjykates se Strasburgut dhe te gjykatave te vendit si dhe per anullime antiligjore te kontratave te kompanive gjermane si ajo e portit te Durresit!











