Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit, për armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve nga komisariatit i Policisë së Pogradecit, mësohet se janë arrestuar Diamant dhe Ervis Korça, 36 dhe 23 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë sepse nga kontrolli në banesën e tyre në fshatin Vërdovë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me nr 6534683-66-1959 me 16 fishekë, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.











