Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka nisur inspektimin ndaj gjyqtares Dhurata Bilo. Kjo gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës dyshohet se ka kryer një sërë shkeljesh.
Nga informacioni i përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë, referohen shkelje të rënda të ligjit.
Shkeljet lidhen me një çështje pronësie të konsiderueshme. Gjyqtarja ka shmangur shortin elektronik, me qëllim gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi i çështjes u zhvillua në kohë rekord. Vendimi u dha brenda 3 seancave.











