Policia Kufitare e Kakavijës godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Si pasojë e këtij aksioni, sekuestrohen rreth 46 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa u arrestua ne flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bënë të ditur se, në orët e paradites së sotme, në Kakavijë, gjatë kontrollit në vijën e dyte nga Policia Kufitare të automjetit tip “Fiat” me targe AA 360 LR me drejtues mjeti shtetasin Ridvan Stankaj, 37 vjeç nga Shkodra, në pjesën e dyshemesë u konstatuan 53 pako të mbështjella me natriban të dyshuara si lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, me peshë totale rreth 46 kg.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve Renda Tiranë për Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.
…












