Qyteti Muze i Beratit edhe këtë vit ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës ata shprehen të mrekulluar nga historia dhe bukuritë e qytetit mbi 2400 vjeçar.
Por për të rritur më tepët numrin e vizitorëve, nga 8 korriku muzeumet në Berat mund të vizitohen falas nga të gjithë qytetarët.
Shtatë vjet më parë qyteti i një mbi një dritareve u përfshi në listën e pasurisë botërore të mbrojtur nga UNESCO.
Tashmë Berati ndodhet jashtë listës së rrezikut për daljen nga organizata më e madhe e mbrojtjes së Monumenteve.












