FIFA ka renditur Shqipërinë në vendin e 36 në renditjen që ka publikuar sot me 722 pikë.
Me këtë renditje Shqipëria ka lënë mbrapa dy vendet fqinje, Serbinë dhe Greqinë.
Por kjo renditje, më e larta që ka pasur kombëtarja shqiptare në listën e FIFA-s vjen një ditë para se të merret vendimi në gjykatën sportive lidhur me ndeshjen e zhvilluar me Serbinë gati një vit më parë.
Mediat që krijojnë opinion sportiv në Tiranë janë optimiste lidhur me një vendim në favor të Shqipërisë.











