Partizani humbi në Tiranë ndaj Stromsgodset me rezultatin 0-1. Norvegjezët shënuan në minutën e fundit shtesë.
Partizani kishte mjaft raste për të shënuar gjatë gjithë ndeshjes por nuk realizoi asnjë prej tyre. Të kuqtë ishin të pafuqishëm përballë norvegjezëve, duke u mposhtur edhe në “Qemal Stafa”. Autori i golit në këtë ndeshje ishte Valsvik, i cili shënoi edhe në ndeshjen e parë në Norvegji. Partizani humbi në ndeshjen e parë 3-1. Në këtë mënyrë, Partizani eliminohet nga Europa League që në turin e parë kualifikues.












