Lëndë radioaktive janë bllokuar në një doganë shqiptare tri ditë më parë.
Të maskuara shumë mirë dhe të ambalazhuara në tuba plastikë, ka qenë e pamundur të zbuloheshin nga agjentët e doganës dhe policia kufitare. Por zbulimi i tyre është bërë i mundur nga skaneri i vendosur në pikat e kalimit kufitar.
Këtë e bëri të ditur Florian Mima, deputet i PD, ish zëvëndësministër i Financave në kohën e qeverisë së PD-së.
Ai po shpjegonte rolin e skanimit në dogana ndërkohë që publikoi edhe këtë fakt i cili nuk është bërë i ditur nga organet e policisë apo hetimit në Shqipëri.
Shqipëria ka instaluar nëpërmjet koncesionit sisteme të detektimit të lëndëve radioaktive, të instaluara në pikat e kontrollit doganor në kufi me vendet fqinjë si dhe portet e Shqipërisë të tipit YANTAR 1 dhe YANTAR 2, të prodhuara nga kompania autoritare ruse ASPECT.












