Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e regjistroi me rezultat 0:3, nuk u ka pëlqyer aspak mediave serbe.
E përditshmja serbe, Kurir, vendimin e CAS’it e ka quajtur skandaloz. “Skandal: Gjykata i jep tre pikë Shqipërisë në Beograd’, ishte titulli i Kuririt.












