Polici grek i arrestuar për trafik droge disa ditë më parë në Janinë, është rrahur nga një grup shqiptarësh. Sipas mediave greke, shqiptarët kanë goditur me grushte policin grek në shkallët e paraburgimit dhe është dashur ndërhyrja e punonjësve të punonjësve të paraburgimit për të ndalur sherrin. Polici grek është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur pas plagëve të marra. Ai u arrestua për trafik të lëndës narkotike kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.












