Vrasja e dy turistëve çekë disa ditë më parë, ka ndikuar negativisht në turizëm. Shumë turistë çekë kanë anulluar prenotimet e tyre në Shqipëri. Pavarësisht se Shqipëria është një destinacion mjaft tërheqës turistik, ngjarja e ndodhur në Prekal të Dukagjinit ku mbetën të vrarë turistët çekë, ka larguar edhe turistët e tjerë të vizitojnë Shqipërinë. Kryetari i Agjensive Turistike Shqiptare dhe Tur-Operatorëve Turist në Shkoder, Sokol Hoxha thotë se që prej 3korrikut kur ndodhi ngjarja e rëndë, turistët çekë jo vetëm anulluan vizitat, por prej një jave nuk janë të interesuar të bëjnë rezervime.











