Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është ndarë përmes një mesazhi me 11 mijë policë të shtetit sapo është votuar për shkarkimin e tij në parlament.
Ai i ka dërguar një mesazh të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit ku i ka falenduar punonjësit e policisë, për çdo gjë që kanë arritur së bashku që nga dita e parë që Tahiri mori detyrën si ministri i Brendshëm.
“Të falënderoj pafund për gjithçka arritëm të bënim së bashku që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për Policinë e Shtetit që krijuam, kjo edhe falë punës tënde. Më të fortë do të jemi. Jepi forca”, ky është mesazhi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.











