Të dielën, në një skenë ngritur pranë Kishës së Kryeengjëjve në Voskopojë, u zgjodh mbretëresha e bukurisë shqiptare. “Miss Shqipëria 2015” u shpall bukuroshja nga Fushë- Kruja Sara Karaj.
Po aq bukuroshe ishin edhe dy shoqërueset e saj, Elisabeta Pllumbi dhe Rajmonda Cukaj.
Vajza e cila jeton në Londër prej 17 vitesh, u kthye në Shqipëri për të konkurruar për kurorën, të cilën e fitoi. Juria vendosi që deri verën e ardhshme “Miss”-i i trevave shqiptare të jetë Sara Karaj.











